Tërmeti në Turqi/ Shkon në 6 numri i viktimave dhe 202 të plagosur

Bota
Tërmeti në Turqi/ Shkon në 6 numri i viktimave dhe 202 të

Sipas të dhënave të fundit është njoftuar se deri tani janë rregjistruar të paktën 6 viktima si pasojë e termetit të sotëm dhe 202 persona janë të lënduar.

Në terren vazhdojnë ende kërkimet nën rrënoja, në të paktën 12 ndërtesa të shembura.

AFA u bën thirrje qytetarëve të mos përdorin telefonin në nuk është e domosdoshme dhe po ashtu të shmangin lëvizjet. Deri tani rregjistrohen 67 pasgoditje.

Tërmeti me magnitutë 6.6 në shkallë rihter ka rënë në detin Egje në orën 12:51, 19 kilometra nga ishulli grek i Samos dhe në shumë afër nga qyteti i Turqisë, Izmiri.

ME TE LEXUARAT