Tërmeti në Greqi/ Nxirren nga rrënojat një 14-vjeçar dhe një 63-vjeçare

Kosovë&Rajon
Tërmeti në Greqi/ Nxirren nga rrënojat një 14-vjeçar

Dy persona kanë arritur të nxirren nga rrënojat në Greqi.

Sipas mediave greke është bërë e ditur se forcat ajrore, po trasportojnë drejt spitalit një djalë 14-vjeç dhe një grua 63-vjeçare.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 14-vjeçari ka plag të hapura dhe po transportohet në Spitalin e Fëmijëve “Panagiotis & Aglaias Kyriakou”.

Ndërsa 63-vjeçarja ka dëmtime të rënda në organet e brendshme të trupit dhe është dërguar në spitalin Spitalin e Përgjithshëm të KAT në Atikë.

Gjithashtu bëhet me dije se në spitalin Samos ka shtatë të plagosur, por të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa në Qendrën Shëndetësore Karlovasi morën ndihmën e parë 10 persona, të cilët janë në gjendje të mirë dhe janë kthyer në shtëpit e tyre.

Tërmeti me magnitutë 6.6 në shkallë rihter ka rënë në detin Egje në orën 12:51, 19 kilometra nga ishulli grek i Samos dhe në shumë afër nga qyteti i Turqisë, Izmiri.

ME TE LEXUARAT