Tërmeti në Greqi/ Biznesmeni: U ngjita mbi frigoriger për t’i shpëtuar cunamit

Menjëherë pas tërmetit që ndodhi ditën e sotme në Samos mediat greke kanë kontaktuar Nikos Gerontis, pronarin e një restoranti në Vathi.
Nikos Gerontis na përshkroi saktësisht se çfarë ndodhi në kohën e tërmetit dhe situatën që mbizotëron tani.
“Në momentin e tërmetit, dyqani ishte plot. Pastaj ai filloi të ngjitej e të ulej. Kemi parë pluhur gjithandej. Ne i nxorëm njerëzit nga dyqani, natyrisht disa ishin në banjë.
Pas dhjetë minutash dhe pasi kishim kontaktuar familjet tona për t’u siguruar që ishte mirë, papritmas deti u qetësua dhe më vonë pamë që kishte ujë kudo.
Më pas pasoi një cunam i dytë. Në atë moment, unë isha i bllokuar në dyqanin tjetër dhe u shpëtova sepse u ngjita në një frigorifer”, tha Gerontis.
“Shumë prej artikujve të dyqanit ndodhen në mes të detit. Unë gjithashtu humba makinën time. Ekonomikisht, nëse unë llogaris dëmet e mia kostoja arrin 150,000 euro”, shtoi ai.
“Shumë ndërtesa të vjetra ranë në Ano Vathi. Tani kemi harruar tërmetin dhe po mendojmë për përmbytjet”, përfundoi biznesmeni i ri.