Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tërmeti në Egje, sizmiologët grekë: Nuk do të ketë më të madh, rreziku i cunamit kaloi

Sizmiologët grekë tentojnë të qetësojnë qytetarët në Samos, Smyrni dhe ishujt grekë në Dodekanez duke theksuar se s’do të ketë më tërmet të fuqishëm pas atij me magnitudë 7 Rihter në Egje.

Sizmiologu i famshëm tashmë, Akis Tselentis deklaron për SKAI Tv se ky ishte tërmeti më i fortë dhe më i madh, dhe nuk do të shoqërohet nga një tjetër më i madh.

Po ashtu profesori Efthymios Lekkas thotë se ka kaluar rreziku për cunam në Egje pasi ai zgjati vetëm disa minuta në fillim dhe tashmë i ka rënë fuqia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet