Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tërmeti i fuqishëm, Erdogan: Lajmi nga Izmiri na trishtoi thellë, kërkimet vazhdojnë

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në një deklaratë për mediat ka shprehur edhe njëherë keqardhjen dhe dhimbjen e popullit turk për jetët e humbura si pasojë e tëmetit me magnitutë 6,6 që tronditi ditën e sotme qytetin e Izmirit.

Presidenti i Turqisë tha se shteti i ka mobilizuar të gjitha mjetet e nevojshme për të shpëtuar qytetarët të cilët ende ndodhen poshtë rrënojave.

“Punimet tona të kërkimit vazhdojnë në 17 ndërtesa. Numri i vdekjeve në vendin tonë ka shkuar në 12 ndërsa numri i të plagosurve në 438.

Midis këtyre, 5 nga shtetasit tanë janë në operacion. 8 qytetarë tanë janë në kujdes intensiv.

Ne mobilizuam të gjitha mjetet për të shpëtuar personat që janë poshtë rrënojave.

Me projektet e transformimit urban, ne po rinovojmë stokun tonë të ndërtesave rezistente ndaj tërmeteve.

Ndërsa dhimbja e tërmeteve në Elazig dhe Malatya që ndodhën në janar ishte akoma e freskët në zemrat tona, ky lajm nga Izmiri na trishtoi thellë.“ tha ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet