Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tërmeti bashkon Turqinë dhe Greqinë, Mitsotakis bisedë telefonike me Erdogan

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan pas rënies së tërmetit me madhësi 6.9 që goditi Samos dhe Izmir.

Kryeministri grek i ka përcjellur Presidentit të Turqisë ngushëllimet e tij të përzemërta për humbjen e njerëzve në Turqi duke thënë se pavarësisht konflikteve që kanë në këto momente ata duhet të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

“Unë telefonova Erdogan të shpreh ngushëllimet e mia për humbjen tragjike të jetëve nga tërmeti që goditi të dy vendet tona.

Pavarësisht nga dallimet tona, këto janë momente kur njerëzit tanë kanë nevojë të qëndrojnë së bashku.”- shkroi ai.

Më parë, Ministri i Jashtëm Nikos Dendias , kontaktoi përmes telefonit me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu, menjëherë pas tërmetit që ra në Detin Egje dhe shprehu gatishmërinë e Greqisë për të ndihmuar evakuimin e qytetarëve që kanë mbetur nën rrënojat e Smyrna.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet