Sulmi me tritol ndaj gazetarit në Lezhë, PD: Rama frymëzon krimin të ngrejë dorë mbi mediat

Politikë
Sulmi me tritol ndaj gazetarit në Lezhë, PD: Rama frymëzon krimin

Ish-deputetja Albana Vokshi ka reaguar në emër të Partisë Demokratike në lidhje me sulmin me tritol në ndaj gazetarit Elidon Ndreka në Lezhë.

Albana Vokshi shkruan se PD shpreh shqetësim dhe se ky është sulmi i radhës ndaj lirisë së medias dhe kërkon zbardhjen e ngjarjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

'Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë pas sulmit me tritol kundër gazetarit të News 24 në Lezhë, Elidon Ndreka. Atentati me tritol ndaj banesës së gazetarit është sulmi i radhës ndaj lirisë së medias. Si i tillë, ky është një akt i dënueshëm. PD kërkon zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarje të rëndë', shkruan Vokshi.

Më tej Vokshi hedh akuza kundër Ramës për frymën dhunuese ndaj gazetarëve dhe rënien e Shqipërisë në Indeksin e Lirisë së Shtypit.

'Për frymën dhunuese ndaj gazetarëve, PD bën përgjegjës Edi Ramën, i cili me sulmet e përditshme ndaj mediave dhe gazetarëve kritikë frymëzon krimin dhe zyrtarët e korruptuar të ngrenë dorën kundër gazetarëve. Nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria ra 9 vende në Indeksin e Lirisë së Shqypit, duke u klasifikuar si vend problematik për lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarëve. Pa gazetarë të lirë, nuk ka demokraci! Kush prek gazetarët, duhet të ndëshkohet!! Partia Demokratike është në krah të gazetarëve për të mbrojtur lirinë e fjalës, e kërcënuar sot më shumë se kurrë', shkruan Albana Vokshi.

Në portën e jashtme të shtëpisë së gazetarit Ndreka në orët e para të mëngjesit shpërtheu një sasi tritoli, duke shkaktuar panik tek familjarët. Në një deklaratë të dhënë për mediat, Elidon Ndreka u shpreh se nuk di ku ta vendosë gishtin, pasi nuk ka konflikte me askënd, por ka besim që ngjarja të zbardhet pasi autorët janë kapur nga kamerat.

ME TE LEXUARAT