Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rritja e numrit të infektuarve nga COVID-19, Kosova paralajmëron masa të reja

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë paralajmëron masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit, pas rritjes së numrit të rasteve me sëmundjen COVID-19.

Në Kosovë të premten janë regjistruar edhe 418 persona të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, rezultatet janë në bazë të 1.608 mostrave të testuara.

Kjo është shifra me e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 4 pacientë të cilët kanë qenë të sëmurë me COVID-19.

“Nesër do të shqyrtohen disa propozime që kanë të bëjnë me kufizime të mundshme apo reduktime të veprimtarive në sektorë të ndryshëm, rritje të përkujdesit në institucione publike e private, rritje të kujdesit për grup-mosha e kategori të caktuara dhe të tjera”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë masat kundër pandemisë “me qëllim që të evitohet marrja e masave ekstreme kufizuese”.

“Ndërkohë, kërkohet nga Policia e Kosovës dhe inspektoratet përkatëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj shkelësve të vendimeve që lidhen me COVID-19”, thuhet në komunikatë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë infektuar 19.328 persona, prej të cilëve 678 kanë vdekur ndërsa 15.434 janë shëruar.
Raste aktive janë 3.126

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet