Rama ‘thumbon’ opozitën: Kanë vila seri sa në bregdet e majë kodrës, për njerëzit mjaftohen duke i i magjinuar në geto e kotece

Politikë
Rama ‘thumbon’ opozitën: Kanë vila seri sa në bregdet

Kryeministri Edi Rama dule folur nga kanteri i Rindërtimit tek Bregu i Lumit në Tiranë ka thumbuar opozitës për procesin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rama thotë se qeveria nuk rindërton sa për të futur njerëzit në kasolle apo apartamente sociale, por për t’i rikthyer në shtëpi më të mira se çfarë kanë qenë.

Ai gjithashtu thumbon përfaqësuesit e opozitës duke theksuar se kanë vila në bregdet e majë kodrës, ndërsa për njerëzit mjaftohen duke i imagjinuar në geto e kotece.

”Një infermier s’mund të promovohet si ekspert kombëtar. Siç e dini, janë marrë mendtë shkencës botërore, qeverive më të fuqishme, shteteve më të zhvilluara. Tragjedi më vete kjo qasje destruktive e verbërisë së atyre që fatmirësisht nuk i kemi përballë, por i kemi mbrapa dhe duan të na tërheqin mbrapsht me një marrëzi ekstreme që mishërohet në zërin dhe gjestet e Monika Kryemadhit, që bën thirrje për të shkuar në xhami e kisha, dhe mos besuar tek virusi që sipas saj nuk ekziston.

Ne do përballemi në front edhe me sfidën e rindërtimit dhe do e fitojmë këtë sfidë, për të gjithë ata që presin të kthehen në shtëpi, ndërkohë që kanë filluar të parët të kthehen në shtëpi.

Dhe për ata që do fillojnë të kthehen në shkolla. As në ëndërr nuk i kanë parë prindërit e tyre në 26 nëntorin që vjen. Do përballemi ditë për ditë me armikun e padukshëm. As më shumë e as më pak do ofrojmë ato që ofrojnë shtetet e tjera, dhe do përballemi me të ardhmen, për të cilën mendojmë edhe kur rindërtojmë. Nuk rindërtojmë sa për të futur njerëzit në kasolle apo nëpër apartamente sociale. Kanë vila në seri, sa në bregdet, në majë të kodrës, sa pranë ujit dhe afër diellit. Ndërsa për njerëzit mjaftohen duke imagjinuar kotece e geto.

E vetmja, e para dhe e fundit strukturë pllakë që kam parë në historinë e artir, dhe veprave urbane, ajo Shqiponja. Për këta nuk ka lidhje fare, as e bukura, as e pastra, dhe as e rregullta. Këta janë forca të shëmtimit, papastërtisë, dhe rrëmujës. Për këta rrëmuja është liri, papastërtia demokraci, dhe shëmtia krenari, për ne jo.”- tha Rama.

ME TE LEXUARAT