Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Presidenti i KE bisedë online me Ramën: Mezi pres konferencën e negociatave

Presidenti i Këshillit Europian, Michel Charles, me anë të një postimi në “Twitter” ka publikuar një foto me Edi Ramën, gjatë një bisede online që ai ka zhvilluar me kryeministrin shqiptar.

Charles thekson se pret me padurim konferencën e parë ndërqeveritare, kurse shton se solidariteti i ndërsjellë gjatë COVID19 ka përforcuar më tej marrëdhënien BE-Shqipëri.

“Në komunikim online me Edi Ramën. Presim me padurim konferencën e parë ndërqeveritare që do të mblidhet pas miratimit të kornizës negociuese.

Angazhimi është i mirëpritur për reformat dhe zbatimin e BE-së.

Solidariteti i ndërsjellë gjatë # COVID19 ka përforcuar më tej marrëdhënien BE-Shqipëri.”-u shpreh ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet