Pamje të frikshme nga Turqia, Seferisar pushtohet nga uji pas cunamit
Lajmifundit
/
30 Tetor 2020, 16:34
Bota

Të tjera video dramatike vijojnë të publikohen nga Turqia, pas tërmetit katastrofik me magnitudë 6.6 shkallë Rihter.
Video të publikuara nga qytetarët në rrjete sociale shfaqin rrugët e qytetit Seferisar tek pushtohen nga uji.
Ndërkohë që autoritetet kompetente kanë lëshuar alarmin për një cunami tjetër të mundshëm dhe u kanë kërkuar qytetarëve të mos futen në banesat e tyre dhe nëse janë në afërsi të detit, të largohen sa më shumë nga zona.
Një tjetër video në Izmir tregon momentet e tmerrit të shembjes së një ndërtese.
Ndërsa një tjetër video tregon momentet e tmerrit brenda një marketi, ku shihet se nga goditja e fuqishme gjithçka rrëzohet.
ME TE LEXUARAT
Ad 300 x 250