Mijëra myslimanë protestë në Londër: Terroristi më i madh i Tokës është Macron

Bota
Mijëra myslimanë protestë në Londër: Terroristi më

Protestat e myslimanve kundër Francës, janë përhapur dhe në Londër.

Ditën e sotme mijëra besimtarë myslimanë kanë dalë në protestë afër Ambasadës franceze kundër qëndrimit të presidentit Macron ndaj karikaturave të shfaqura nga revista Charlie Hebdo për profetit Muhamed.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas DailyMail, demonstruesit janë mbledhur në kryeqytet duke mbajtur tabela me thëniet.

“Ne nuk do të tolerojmë mosrespektimin e profetit tonë të dashur. Terroristi më i madh i Tokës është Macron. Fyerja nuk është liri e fjalës.

Pas deklaratës së Macronit për vazhdimin e shfaqes së karikaturave të profetit Muhamed, kanë reaguar shumë vende mulslimane të cilat kanë dalë në protestë dhe kanë kërkuar bojoktim të mallrave franceze, si në Pakistan, në Afganistan ku u dogjë dhe flamuri francez dhe në Indi , Bangladesh dhe Indonezi ku protestuesit dogjën foto presidentit Macron.

Protestuesit u mblodhën gjithashtu jashtë Ambasadave franceze në Kopenhagë dhe Moskë.

ME TE LEXUARAT