Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Meta: Populli më thotë shpërndaje parlamentin, në 25 prill do ketë referendum

Presidenti Ilir Meta thotë se populli i 2 marsit (marshimi i organizuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit) është dhjetëfishuar.

I pyetur nëse duhet të jetë lideri i opozitës, kreu i Shtetit thotë se sot është lideri i Shqipërisë për të rikthyer vendin në shinat kushtetuese.

“Nuk me interesojnë partitë. Është 10 fishuar populli i 2 marsit. S’dal dot në rrugë se njerëzit më thonë shpërndaje Parlamentin. Unë jam lideri i Shqipërisë sot. Mua më qëlloi kjo detyrë.

Dilni dhe pyesni 50 shqiptarë jashtë kamerave dhe thoni janë të kënaqur apo nuk janë të kënaqur dhe do ta shikoni.
Kjo e vërtetë e tmerrshme e detyron zotërinë që të bëjë këtë përmbysje të marrëveshjes dhe të çojë Shqipërinë në drejtim të paditur që Shqipëria të jetë lavatriçe parash.

Ne 25 prill do ketë referendum. Duroni dhe pak e do ta shihni çfarë ka për të ndodhur.

Më 24 prill ka Referendum për të shkuar në Europë dhe për ta çuar Rilindjen ne gropë.

Reagimi do të jetë i paparë. Të gjithë Evropën do të zgjedhin. Populli shqiptarë do të tregojë se nuk është kavie”- tha Meta në “Zonë e Lirë”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet