Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lufta në Nagorni Karabakh, Azerbajxhani shkatërron 2 sisteme raketore të Armenisë

Ushtria e Azerbajxhanit shkatërroi edhe 2 sisteme raketore “Smerch” të Armenisë të cilët vendosën në objektiv civilët në qytetet azerbajxhanase Barda dhe Terter, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në pamjet e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit vërehet se sistemet “Smerch” lëvizin për të ndryshuar pozicion dhe për t’u fshehur pas lëshimit të raketave.

Në pamje shihet se sistemet “Smerch” shkatërrohen me goditje precize.

Ministria tha se sistemet raketore janë shkatërruar njëri në orën 12:55 dhe tjetri në orën 14:18 sipas kohës lokale.

Ushtria e Azerbajxhanit edhe dje shkatërroi një sistem raketor “Smerch” të Armenisë.

25 civilë humbën jetën dhe mbi 70 të tjerë u plagosën në sulmet që ushtria armene zhvilloi më 27-28 tetor me bomba në Barda i cili ndodhet në një largësi prej 60 kilometrash nga fronti.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet