Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

I shpallur në kërkim për kanosje, arrestohet 46-vjeçari në Berat

Një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për deklarim a dëshmi të rreme” është vënë nën prangat e policisë.

Shtetasi L. Z. (P.), 46 vjeç u ndalua pasi pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka caktuar ndalimin e tij, për veprën penale “Kanosja për deklarim a dëshmi të rreme”.

Ky shtetas ka qenë në proces gjyqësor për shkatërrim prone me zjarr dhe në datën 28.10.2020 ka kanosur shtetasin A. B., në mënyrë që ky i fundit të deklaronte dëshmi të rreme para organeve të drejtësisë.

Njoftimi i policisë:

Berat

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për deklarim a dëshmi të rreme”.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

L. Z. (P.), 46 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka caktuar ndalimin e tij, për veprën penale “Kanosja për deklarim a dëshmi të rreme”.

Ky shtetas ka qenë në proces gjyqësor për shkatërrim prone me zjarr dhe në datën 28.10.2020 ka kanosur shtetasin A. B., në mënyrë që ky i fundit të deklaronte dëshmi të rreme para organeve të drejtësisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet