Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Hetohet tragjedia në minierë/ Familjet e viktimave të zhytur në varfëri

Prokuroria e Dibrës ka nisur hetimet lidhur me humbjen e jetës së tre minatorëve në një nga galeritë e kromit në zonën e Selishtës në Dibër.

Hetuesit po verifikojnë dokumentacionin lidhur me lejen e dhënë nga autoritetet për hapjen e galerisë. kjo pasi ajo ishte mbyllur më herët nga ana e shtetit.

Pista tjetër ku organi i akuzës po punon është dhe ajo e mos zbatimit të rregullave të sigurisë gjatë procesit të punës.

Mësohet se inxhinieri Ismail Hoxha, njëherësh pronar i galerisë i cili humbi jetën së bashku me dy minatorët e tjerë, kishte një javë që kishte nisur kërkimet për nxjerrjen e kromit. Ai kishte arritur që të merrte të gjitha lejet e nevojshme për shfrytëzimin e galerisë por ende nuk kishte filluar punë. Ndërkohë, hetuesit janë gjithashtu dhe në pritje të raportit përfundimtar të autoritetit kombëtar për sigurinë dhe emergjencat në miniera.

Nga ana tjetër dhimbja në familjet e minatorëve vazhdon të mbetet e madhe. Rexhep Rushiti, 33-vjeç nga Bulqiza la pas tre fëmijë të mitur, ndërsa të afërmit e tij bëjnë apel për ndihmë për shkak të kushteve të vështira ekonomike që ka lënë bashkëshorten.

ELSA GJURA

MOTRA E BASHKESHORTES SE REXHEPIT

Janë ne kushte shume te vështira. Nuk kane lek. Janë te mbytur ne borxhe. Jetojnë ne kushte ekstreme. Tani kane frike te dalin dhe jashtë se do e kapin ata te dyqaneve e do i kërkojnë leket.

Dhimbja në familjen Rushiti është akoma më e madhe për shkak se brenda pak viteve, kjo familje ka humbur tre pjesëtarë të saj të cilët punonin në mineralin e kromit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet