Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe kalim emigrantësh në kufi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 29-vjeçari, pasi ishte shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe një 25-vjeçar të akuzuar për dhunë në familje.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar, për dhunë në familje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër kanë kapur dhe ndaluar shtetasin N. P., 29 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim si një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 14.09.2020, ku Policia ishte vënë në ndjekje të tre automjeteve që dyshohej se transportonin emigrantë të paligjshëm, por pasi shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë për ndalim, mjetet janë larguar me shpejtësi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. L. 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet