Detajet e reja/ 69-vjeçari që i vunë tritol në Vlorë dyshohet bashkëpunëtor i SHISH, ja pistat ku po hetohet

Aktualitet
Detajet e reja/ 69-vjeçari që i vunë tritol në Vlorë

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me shpërthimin e lëndës plasëse në portën hyrëse të banesës së shtetasit Tahsim Xheladin Banushaj, në Vlorë.

Ndërsa 69-vjeçari deklaroi të mos kishte konflikte me askënd, pistat ku policia po heton janë dy.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se shkak për vendosjen e tritolit mund të jetë puna që bën Banushaj, pasi dyshohet të jetë bashkepunëtor i SHISH.

Por nuk mbetet pas as pista e ndonjë konflikti të mundshëm që kanë pasur jashtë shtetit fëmijët e tij.

Vetë Banushaj deklaroi pak pas ngjarjes se mendoi që ishte tërmet kur dëgjoi shpërthimin. “Unë e ndjeva që kur ia bëri bam, u trembëm burrë e grua këtu se fëmijët i kemi të shpërndarë. I them gruas tërmet! Dalim përjashta, s’kishte as tërmet, asgjë. Shikojmë ku ndodhi, dalin edhe gjitonët e shikojmë ku ndodhi. Mendova mos ia kanë vendosur gjitonit e kur e shoh derën këtu e kuptoj e i kthehem gruas i them: Grua qenka dasma jonë”,- shprehet Banushaj.

NJOFTIMI I PLOTË

Më datë 30.10.2020, rreth orës 03:16, në lagjen Hajro Çakërri, Vlorë, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT