Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Çfarë do të ndodhë me studentët që kanë paguar konviktet?

Pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e konvikteve për rreth një muaj, Rezidenca Studentore Universitare bën me dije se pagesa e muajit nëntor të jetë e vlefshme për muajin dhjetor.

“Rezidenca Studentore Universitare Nr.1: Të dashur student!

Duke marr shkas nga vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për zhvillimin e mësimit në universite online gjatë muajit nëntor dhe mbylljen e konvikteve, ju njoftojmë se:

1. Të gjitha regjistrimet aktuale në konviktet e Qytetit Studenti, për sezonin arsimor 2020 – 2021, do të jenë të vlefshme.

Ky vendim nuk prek regjistrimet dhe si i tillë, asnjë prej tyre nuk do të anullohet. Me rihapjen e konvikteve, të gjithë studentët do të vijojnë frekuentimin në konvikte sipas kontratave të nëshkruara.

2. Pagesa e tarifës për muajin nëntor, për ata student që nuk do ta marrin shërbimin, do të jetë e mbartur për muajin dhjetor.

Faleminderit!
Rezidenca Studentore Universitare Nr.1”-thuhet në njoftim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet