Aksident me vdekje në Divjakë, automjeti përplas motorin, humb jetën 27-vjeçari

Aktualitet
Aksident me vdekje në Divjakë, automjeti përplas motorin, humb

DIVJAKA

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Divjakë-Çermë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një motor dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar drejtuesi i këtij të fundit, 27-vjeçari I.K.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu në pranga ka rënë 46-vjeçari A.Sh, i cili drejtonte automjetin tip ”Benz”.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Divjakë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në Divjakë, pasi rreth orës 23:15, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç, banues në Çermë, dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 27-vjeçari.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

ME TE LEXUARAT