Vrau tre persona, dalin pamjet e arrestimit të autorit në Nice

Aktualitet
Vrau tre persona, dalin pamjet e arrestimit të autorit në Nice

Të paktën tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën këtë të enjte si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur në orën 10:30 sot në Francë. Policia arrestoi autorin pak minuta më pas, ndërsa të plagosurit u dërguan për trajtim mjekësor. Mediat vendase bëjnë me dije se sulmi ka ndodhur në katedralen Notre-Dame, në Nicë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy gra dhe një burrë, kujdesari i kishës.

Kryebashkiaku i qytetit, Christian Estrosi, përmes një postimi në Tëitter e ka cilësuar terrorist sulmin në katedrale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë konfirmoj se gjithçka që ndodhi në Bazilikën e Notre-Dame de Nice, mund të jetë një sulm terrorist”, shkruan ai.Sulmi i sotëm erdhi vetëm pak ditë pasi kishte ndodhur vrasja e mësuesit francez Samuel Paty, të cilit iu pre koka në Paris këtë muaj nga një islamist i dyshuar, pasi ai përdori karikaturat e Profetit Muhamed në një klasë për lirinë e shprehjes

Video

ME TE LEXUARAT