VIDEO/ Policia franceze në alarm! Dhjetëra turq mësyjnë rrugët e Lionit: Dilni ku jeni?

Bota
VIDEO/ Policia franceze në alarm! Dhjetëra turq mësyjnë

Më shumë se 150 turq dolën mbrëmë në rrugët e Lionit duke protestuar kundër qeverisë franceze, ndërkohë që hodhën slogane të forta ndaj armenëve.

Grupi i madh i tyre, kryesisht djem të rinj, parakaluan rrugëve të qytetit me flamuj turq duke thirrur “Armëne dilni, ku jeni?”, ndërsa nuk munguan fyerjet me karakter rracor ndaj tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia e qytetit u vu në alarm duke u angazhuar për shmangien e përplasjeve mes tyre dhe armenëve, ndërsa protesta e turqve u ndoq hap pas hapi nga forcat e rendit.

Ngjarja ndodhi pas akuzave të ndërsjellta mes presidentëve Erdogan dhe Macron në lidhje me tensionin në Egje, luftën në Nagorni Karabakh si edhe tensionet në lidhje me karikaturat e Profetit Muhamed.

https://youtu.be/WAmv3Tx0BdM

ME TE LEXUARAT