Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Universitetet mësim online, Kryemadhi: Nuk janë rrjet social, izolimi është mbytës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e partisë në qytetin e Elbasanit ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë që universitetet do të zhvillojnë mësim online.

Ajo u shpreh se Universiteti nuk është rrjet sociale, por jetë dhe kurajo ku pedagogu i jep kurajo studentëve që të përballen me jetën nesër.

“Elbasani është qytet universitar dhe sot me anë të thënieve verbale nga televizioni dëgjojmë që universitetet nuk do të hapen dhe do të bëhet mësimi online.

Po si mund të studiojë një student i vitit të parë apo të dytë, për biokimi, për mjekësi, për fizik, për biologji, të cilën mësimin e marrin nëpërmjet laboratorëve.

Sepse universiteti nuk është rrjet social. Universiteti është jetë që jeton pedagogu me studentin. Bashkëbisedim, mësimdhënie.

Është kurajë, sepse është pedagogu që i jep kurajë nxënësit për t’u përballur nesër me jetën.

E pra, izolimin që ju bëjmë çdo ditë të rinjve shqiptarë, sot është çdo ditë dhe më shumë mbytës.

Megjithatë unë do t’iu ftoja që mos dekurajoheni sepse frika dhe paniku që ka kapur sot qeverinë në ikje, është një armë shumë e fortë për ne, për të vazhduar dhe për t’u organizuar në mënyrë të tillë për të biseduar me të gjithë.”-tha Kryemadhi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet