U plagos gjatë sherrit me bashkëmoshatarin, 15-vjeçari niset me urgjencë drejt Tiranës

Aktualitet
U plagos gjatë sherrit me bashkëmoshatarin, 15-vjeçari niset me

Një sherr me thika ndodhi gjatë ditës së sotme në Sarandë, ndërsa konflikti ishte mes dy bashkëmoshatarëve.

Mësohet se adoleshenti që u plagos, K.T 15 vjeç është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

K.T është nxënës i shkollës së mesme ekonomike “Antoni Athanas” të qytetit jugor të vendit.

Adoleshenti u plagos sot me thikë nga bashkëmoshatari i tij, E.Ç, i cili ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Sarandës.

ME TE LEXUARAT