Teliti i përgjigjet Ramës: Asnjë qindarkë muk është paguar nga thesari i shtetit për rindërtimin

Politikë

Eksperti i Ekonomisë pranë PD-së, Dorjan Teliti, me anë të një statusi në “Facebook”, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për rindërtimin. Ndërsa qeveria pretendon se ka alokuar 34 miliardë lekë për vitin 2020, Teliti e kundërshton me fakte, duke u shprehur se nuk është dhënë asnjë qindarkë.

STATUSI I PLOTE

Kush dëgjon gënjeshtrat e Rilindjes nga ministri i plotfuqishëm i rindërtimit mendon se Shqipëria është vendi i mrekullive, ndërkohë që mjerimin dhe braktisjen e ndjen cdo shqiptar.

PROPAGANDA: kemi alokuar 34 miliardë lekë (275 milionë euro) për vitin 2020 për procesin e rindërtimit.

FAKTI: deri më 31 shtator, sipas raportimeve zyrtare të vetë qeverisë shqiptare, asnjë qindarkë nuk është paguar nga thesari i shtetit për rindërtimin.

Asnjë qindarkë për rindërtimin, por miliona e miliona euro për inceneratorët.

ME TE LEXUARAT