Sulmohet me thikë 15-vjeçari në Sarandë, përfundon në urgjencë

Aktualitet
Sulmohet me thikë 15-vjeçari në Sarandë, përfundon

Një 15-vjeçar është plagosur me thikë sot në Sarandë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rreth orës 15:00, në urgjencën e spitalit të Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore i mituri me inicialet K. T., 15 vjeç.

Të njëjtat burime sqarojnë se ka dyshime që djali është goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë) nga një bashkëmoshatar i tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, autorin e ngjarjes, shtetasin me inicialet E. Ç., 15 vjeç.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe thika.

Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spitalin rajonal Sarandë, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT