Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sulmi terrorist në Francë/ Turqia i del në krah Macron-it: Dënojmë aktin, asnjë arsye nuk mund të justifikojë marrjen e jetës

Turqia ka dënuar ashpër sulmin e kryer sot brenda një kishe në qytetin Nice të Francës. Në një deklaratë të publikuar lidhur me sulmin e kryer në qytetin Nice të Francës, Ministria e Jashtme e Turqisë theksoi: “Dënojmë ashpër sulmin e kryer sot brenda kishës Notre-Dame de Nice në qytetin Nice të Francës. Shprehim ngushëllimet për familjarët që kanë humbur të afërmit në sulm si dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit”.

“Asnjë arsye nuk mund të justifikojë marrjen e jetës së një personi dhe të legjitimojë dhunën. Është e qartë se ata që kryejnë një sulm kaq brutal, në një vend të shenjtë adhurimi, nuk kanë marrë mësimin e vlerave fetare, njerëzore dhe morale. Si një vend që lufton me llojet e ndryshme të terrorizmit dhe që ka humbur qytetarët e saj për shkak të terrorizmit, theksojmë se ndodhemi në solidarizim me popullin francez kryesisht qytetarët e qytetit Nice kundër terrorizmit dhe dhunës”, theksohet në deklaratë.

Në sulmin me thikë në në qytetin francez Nice humbën jetën 3 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Më pas edhe zëdhënësi i presidentit Erdogan pati një deklaratë më vete.

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalhn ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj kishës Notre Dame të qytetit Nice të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA). Kal?n në një postim në Twitter dënoi fuqishëm sulmin në Francë dhe i shprehu ngushëllime popullit francez.

“Dënoj sulmin e pabesë terrorist që ndodhi në kishën Notre-Dame në Nice. I shprehim ngushëllime popullit francez. Terrorizmi nuk ka fe, gjuhë, ngjyrë. Ne do të luftojmë me vendosmëri dhe solidaritet kundër të gjitha formave të terrorizmit dhe ekstremizmit”, shkroi ai.

Mes liderve të dy shteteve, Erdogan dhe Macron pati një debat të ashpër në distancë sa i përket botimit të karikaturave të Mohamed të revistës Charlie Hedbo. apo dhe të vetë presidentit turk. (burimi: GazetaShqip)

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet