Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sulmi në Francë/ Ish-kryeministri i Maljazisë: “Myslimanët kanë të drejtë të vrasin miliona francezë”

Ish kryeministri i Malajzisë ka rindezur zemërimin e krizës së besimit fetar në Francë, duke thënë se ‘muslimanët kanë të drejtë të vrasin miliona francezë’, pas sulmeve të sotme terroriste me thikë ku vdiqën tre persona.

Në një koment në rrjetin Twitter të publikuar thuajse në të njëjtën kohë me sulmet e sotme, 95 vjecari Mahathir Mohamad, dënoi presidentin Emmanuel Macron dhe ate që quante ‘historinë e Francës të mbushur me masakra’.

Mahathir, i cili ka qenë lideri më i moshuar në botë para se të tërhiqej në shkurt, akuzon Francën se në kohën kur ajo sundonte botën ka vrarë 1.3 milionë muslimanë.

Ai shkruante: “Macron nuk po tregon se është i civilizuar. Ai po tregohet primitiv duke fajësuar fenë islame dhe muslimanët për vrasjen e mësuesit të shkollës, që ishte një ofendues”.

“Kjo nuk ka të bëjë me mësimet e Islamit, por cilado që të jetë feja e tyre, njerëzit e zemëruar vrasin. Franca në historinë e saj ka vrarë miliona njerëz, shumica e të cilëve muslimanë. Kështu që muslimanët kanë të drejtë të jenë të zemëruar dhe të vrasin miliona francezë, për masakrat e të kaluarës”.

Ai thoshte më tej: Meqënëse ju fajësoni muslimanët dhe fenë muslimane për atë që u bë nga një person i zemëruar, muslimanët kanë të drejtë të dënojnë francezët”.

Tre sulme me thikë ndodhën mëngjesin e sotëm në dy qytete në jug të Francës duke lënë tre njerëz të vdekur dhe disa të plagosur, të cilat po hetohen si të motivuar nga urrejtja apo terrorizmi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet