Sulmi i rëndë në kishë/ Dalin detajet mbi autorin e sulmit

Bota
Sulmi i rëndë në kishë/ Dalin detajet mbi autorin e sulmit

Brahim A., kështu është identifikuar autori i sulmit tragjik në Nicë të Francës ditën e sotme, emigrant i cili kishte shumë pak ditë që kishte mbërritur atje nga Lampedusa.

Këtë e bëri të ditur deputeti i rajonit të Nicë-s, Eric Ciotti, nëpërmjet një postimi në Twitter, i cili shkruan se i kërkoi Presidentit Emmanuel Macron, në një mbledhje në vendin e krimit, të pezullojë hyrjen e emigrantëve në vend dhe çdo procedurë azili, veçanërisht në kufirin me Italinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk munguan reagimet nga politika jonë, veçanërisht nga Lidhja. Në Twitter Matteo Salvini tha se ai ishte drejtuar në Ambasadën Franceze në Itali për të "shprehur solidaritetin tim dhe të Lidhjes", ndërsa deputeti i Lidhjes Veriore

“Autori i sulmit në Nicë është një tunizian i cili mbërriti pak kohë më parë përmes Lampedusa. Me krizën e shëndetit dhe sigurisë, asnjë hyrje nuk duhet të tolerohet! Pezulloni të gjitha procedurat e azilit dhe lëshimin e vizave nga vendet në rrezik!”, shkroi ai.

Franca përjetoi sot një sulm të tmerrshëm terrorist në një kishë ku u vranë tre persona, ku dy prej viktimave ju pre koka.

ME TE LEXUARAT