Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shkencëtari që u vetë-infektua dy herë me Covid-19: Shpresat për imunitet janë të kota

Një profesor që infektoi veten me koronavirus për herë të dytë me qëllim të studionte efektivitetin e anti-trupave të fituara, thotë së fundmi se shpresat për krijimin e “imunitetit të tufës” janë të ekzagjeruara.

Dr Alexander Chepurnov, 69 vjeç, u infektua me Covid-19 për herë të parë në shkurt gjatë një udhëtimi në Francë. Pas shërimit në shtëpi në veri të Rusisë, pa pasur nevojë të shtrohej në spital, ai vendosi të riinfektohet për të vënë në provë imunitetin e fituar.

Grupi i tij në Institutin e Mjekësisë Eksperimentale në Novosibirsk studioi ‘mënyrën e sjelljes së anti-trupave, fuqinë e tyre dhe kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre në trup’.

Shkencëtarët zbuluan se qelizat që luftojnë Covid-19 reduktoheshin shpejt. Dr Chepurnov tha: “Në fund të muajti të tretë prej momentit që u ndjeva i sëmurë, ne nuk mund të pikasnim më anti-trupa”.

Ai më pas u ekspozua qëllimisht ndaj pacientëve të sëmurë për të vlerësuar gjasat e riinfektimit.

Chepurnov shton: “Sistemet mbrojtëse të trupit u shembën saktësisht gjashtë muaj pas infektimit të parë. Shenjat e para ishin dhimbjet e fytit”.

Infektimi i tij i dytë ishte më i rëndë se i pari dhe u detyrua të shtrohej në spital.

“Për pesë ditë temperatura më qëndronte mbi 39C. Humba ndjesinë e nuhatjes dhe ndjesia e shijes ndryshoi. Në ditën e tretë të sëmudjes skanimi i mushkërive me rreze X nuk tregonte asnjë problem, ndërsa tre ditë më vonë isha me pneumoni të dyfishtë”.

Pas studimit Dr Chepurnov arriti në konkluzionin se shpresat për të mundur pandeminë me anë të idesë imunitetit të tufës janë të ekzagjeruara.

“Imuniteti i tufës” është idea e mbrojtjes së përgjithshme të komunitetit me anë të infektimit masiv beninj (jo të rëndë) që do të shkaktonte krijimin e antitrupave mbrojtës në të gjithë komunitetin.

Doktori shton: “Prandaj ne kemi nevojë për një vaksinë që duhet përdorur disa herë. Një vaksinë e rikombinuar (me kombinime të reja të materialit gjenetik) nuk do të funksionojë. Kjo sepse në të do të vazhdonte interferimi i imunitetit kundër bartësit adenoviral”.

Dr Chepurnov ka punuar më parë në qendrën e biotekologjisë në Siberi, ku po krijohet vaksina e dytë ruse e koronavirusit, e njohur si EpiVacorona.

Prodhuesit e saj thonë se duhet të injektohen doza të përsëritura për të ruajtur imunitetin.

Vaksina ruse Sputnik V, po u administrohet tashmë punonjësve të shëndetësisë dhe të tjerëve në sektorët kyçë, megjithse nuk ka plotësuar të gjitha fazat e testimeve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet