Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rekordi i Ronaldos jashtë fushe, 18 herë pozitiv me COVID-19

Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo ka qenë i dëshpëruar që nuk ka mundur ta ndihmojë Juventusin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, të cilën “Zonja e Vjetër” e humbi 2:0 në Torino të mërkurën.

CR7 doli pozitiv edhe në testin e fundit që bëri 24 orë para ndeshjes ndaj Barçës.

Sipas mediumit “TV1” në Portugali, Ronaldo ka rezultuar pozitiv 18 herë.

Hera e parë kur 35-vjeçari doli pozitiv ishte më 13 tetor, në kohën sa ishte i grumbulluar me Portugalinë për ndeshjet e muajit tetor të Ligës së Kombeve.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve me 130 gola të shënuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet