Preken me COVID-19 mjekja infeksioniste dhe tre infermierë në Elbasan

Aktualitet
Preken me COVID-19 mjekja infeksioniste dhe tre infermierë në Elbasan

Mjekja infeksioniste në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan është infektuar me koronavirus.

Mjekja Anjeza Dajlani është karantinuar në banesë, ndërsa bashkë me të janë infektuar edhe tre infermierë, të cilëve u është rekomanduar që të karantinohen në banesë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, në spitalin psikiatrik “Dadik Dinçi” në Elbasan, katër anëtarë të stafit kanë shfaqur simptoma të Covid 19, por mungesa e tamponëve e bën të pamundur konfirmimin e tyre.

Vetëm sot në urgjencën e spitalit të Elbasanit janë paraqitur mbi 20 raste qe shfaqnin simptomat e Covid-19.

ME TE LEXUARAT