Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ndarja nga jeta e Avni Mulës, Basha mesazh ngushëllimi: Na la pas një krijimtari të vyer

Pas ndarjes nga jeta të kompozitorit Avni Mula ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Avni Mula  ndërroi jetë sot në moshën 92-vjeçare.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ai shkruan se Mula ishte artisti që ndriçoi me artin e tij në kohë të errëta, ndërsa shton se na la pas një krijimtari të vyer.

MESAZHI I BASHËS

Arti dhe artdashësit shqiptarë humbën sot Avni Mulën artistin e madh dhe kompozitorin që ndriçoi me artin e tij kohët e errëta e na la pas një krijmtari të vyer.

Mendimet e mia sot janë për Invën dhe familjen Mula, miqtë dhe kolegët e artistit të madh Avni Mula. U prehtë në paqe!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet