“Mos ma trash zërin mua”/ Lleshaj përplaset me Murrizin në Parlament

Aktualitet
“Mos ma trash zërin mua”/ Lleshaj përplaset me Murrizin

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj humbi qetësinë përballë akuzave të hedhura nga deputeti i opozitës, Myslim Murrizi.

Gjatë një diskutimi në Parlament për aksionet dhe gjobat e policisë për maskat, Murrizi deklaroi policia po keqpërdoret. Por Lleshaj ju kundërpërgjigj me tone të ashpra.

“Deputetët janë të parët që duhet të mbajnë përgjegjësi nëse shkelin ligjin. Nuk ke shans të fitosh pikë përballë policisë dhe ligjit. S’dua të jem i ngjashëm me ty. Polic ke qënë dhe polic ke mbetur akoma. Nuk fiton pikë përballë me policinë. Harroje intimidimin ndaj policisë dhe zbato ligjin sepse je askushi. Rri more ti… Mos u përpiq që të trashësh zërin se e ke të vështirë organikisht. Nuk ma trash dot zërin, mua jo njëherë. Ti se di nga jam unë njëherë…”, i tha Lleshaj Murrizit.

ME TE LEXUARAT