Kuvendi rrëzoi dekretin e Metës, Balla: Zgjidhja e duhur për të mos u futur në kaos ligjor

Politikë
Kuvendi rrëzoi dekretin e Metës, Balla: Zgjidhja e duhur për

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se Kuvendi bëri zgjidhjen e duhur sot që rrëzoi dekretin e Presidentit Meta për Kodin Zgjedhor.

Sipas Ballës, në rast se sot do të pranohej dekreti i Metës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor atëhere Shqipëria do të futej në kaos ligjor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“E ndoqët, Kuvendi i Shqipërisë në një ushtrim korrekt të detyrimeve dhe të drejtës që ka, sot i ka dhënë udhë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Nga ky moment Shqipëria jo vetëm ka një Kushtetutë që i ka dhënë mundësinë qytetarëve që në 25 prill të votojnë jo vetëm për subjektin, por edhe për kandidatin në secilën prej listave.

Në këtë këndvështrim, Kuvendi bëri zgjedhjen e duhur dhe të vetme, për mos e futur në një situatë kaosi ligjor. Mungesa e transpozimit të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor do krijonte një situatë të paqartë.

Që nga ky moment institucionet përgjegjësi, nga Komisioneri, Gjendja Civile etj ka Kodin e ri Zgjedhor për ta ndjekur, implementuar dhe për të garantuar zgjedhje demokratike e të ndershme.

Shpreh vlerësimin se ne gjithmonë si mazhorancë në Kuvendin e Shqipërisë e kemi pritur dhe mirëpresim çdo rekomandim nga Komisioni i Venecias. Të njëjtën gjë do bëjmë.

Edhe pse Venecia ishte e qartë në përgjigjen që ktheu. Nuk ishte rast për opinion urgjent.

Shqipëria s’ka bërë shpikje alla shqiptarçe. Kemi marrë modelet më të mira të listave të hapura, kroat, çek, holandez, suedez e austriak. Ka një ndërthurje mes partisë dhe kandidatëve.

Në fund, besoj që Presidenti i Republikës ka marrë një përgjigje të qartë nga Kuvendi.

E ftoj të heqë dorë nga etiketimet në kurriz të Kuvendit. Përpjekja për të identifikuar Kuvendin si ilegjitim nuk qëndron.”- tha Balla.

ME TE LEXUARAT