Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kishte humbur të ëmën duke mbledhur krom, historia e trishtë e minatorit që vdiq në minierë

Dhimbja dhe humbjet e jetëve në miniera nuk kanë fund! Ruzhdi Rushiti, një prej punëtorëve që në orët e para të mëngjesit u nxorr i pajetë nga miniera e ‘Balgjatit’, kishte humbur edhe të ëmën para dy vitesh.

E moshuara, në vitin 2018, kishte dalë të mblidhte krom pranë minierave, me paratë e cilit mbanin familjet por humbi jetën. Asaj iu shembën gurët në kokë dhe e lanë të vdekur.

Rushiti ka lënë pas tashmë gruan dhe tre fëmijët. E veja bëri apel përmes mediave dhe kërkoi ndihmë nga shteti.

Trupat e inxhinierit Ismail Hoxha, dhe të dy punonjësve Fatos Ceskut dhe Rruzhdi Rushitit u nxorën të pajetë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet