Ish-deputeti: Arrestimi i gruas pse prishi qetësinë e Ramës tipike e regjimeve autokratike

Politikë
Ish-deputeti: Arrestimi i gruas pse prishi qetësinë e Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa ka reaguar në lidhje me arrestimin dje të një gruaje, e cila prishi qetësinë publike, duke qeshur, teksa kryeministri Edi Rama merrte pjesë në një takim.

Teksa ka publikuar një video nga fjalimet e kryeministrit dhe deklaratat për rolin e grave, demokrati Hasa thekson se Ramën e shqetëson e qeshura e njerëzve, duke e cilësuar të paprecedentë arrestimin e zonjës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

REAGIMI I HASËS

Kemi 2 lajme të mira!

1. Edi Ramën e shqetëson e qeshura e njerëzve!

2. Edi Rama po tregon fytyrën e vërtetë të dhunuesit të grave.

Rasti i paprecedentë i arrestimit të një gruaje pse i prishi qetësinë palo kryeministrit me të qeshurën e saj, është tipike e degradimit të regjimeve autokratike.

Edi Rama ka ndërtuar një të tillë, që do të rrëzohet me votë në 25 Prill.

Sot Edi Rama po e shfrytëzon pushtetin e vjedhur për t’u mbyllur gojën njerëzve.

Ai mund të qeshë tani me urdhrat e tij perversë, por të mos harrojë fjalën e mençur të popullit “Qesh mirë, kush qesh i fundit”

25 Prilli po afron!

ME TE LEXUARAT