Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Infermierja sherr me qytetaren: S’ka tampona, kam 100 veta që presin jashtë për të kryer testin e Covid-19

Elbasani përveç rasteve me koronavirus të shumta që regjisrohen pothuajse çdo ditë po përballet edhe me një problem tjetër tepër shqetësues.

Mësohet se në spitalet e qarkun të Elbasanit mungojnë tamponët për të konfirmuar nëse je apo jo me koronavirus.

Burime bëjnë me dije se shumë qytetarë kanë shfaqur simptoma të sëmundjes vdekjeprurëse por megjithatë ata nuk kanë se si të marrin vesh nëse janë të prekur ose jo me virus.

Së fundmi një qytetare e cila është gruaja e policit ka ngritur alarmin.

Në një video të siguruar nga nga “Panorama”, ku shihet se qytetarja e pyet infermierne për tampontë ndërkohë kjo e fundit i thotë me tone të larta se ata mungojnë.

Ndërkohë punonjësja shëndetësore thotë se numri i qytetarëve sipas saj që presin një tampon të tillë është rreth 100 persona.

Qytetarja: Më thatë se ka fare pak tampona aty.

Infermierja: Nuk ka tampona fare moj zemër. Ti po më vjen sot, unë kam 100 veta që presin. Nuk kam tampone për ty. Janë vetëm për urgjenca spitalore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet