"I madh je, i madh", Rama batuta me banorët e Durrësit: 1 metër e 98 centimetër...

Politikë
"I madh je, i madh", Rama batuta me banorët e Durrësit: 1

Gjatë vizitës së kryeministrit, Edi Rama në Durrës nuk kanë munguar as batutat e këtij të fundit me banorët e këtij qyteti.

Një banor nga ballkoni i banesës duke iu drejtuar kryeministrit i tha: I madh je, i madh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri ia ka kthyer me batutë qytetarit duke i thënë se ”1 metër e 98 centimetër, kaq i madh jom”.

Po ashtu teksa ka shkuar në një hyrje pallati, Rama kritikoi një qytetar duke u kujtuar të vendosë maskën se e kishte bërë si shall.

Qytetari rezultoi se ishte një emigrant në Itali i martuar me të huaj teksa djalin ia quanin Mikelanxhelo.

Ai i kërkoi një foto kryeministrit për hir të djalit, dhe ai e pranoi.

Po ashtu Rama i tha qytetarit se ishte i zgjuar për faktin se kishte marrë grua italiane.

ME TE LEXUARAT