Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Greva e naftëtarëve, PD i përgjigjet Ramës: Mashtron sa herë flet, mba premtimet për pagesat

TIRANË
PD i është përgjigjur përmes sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi, deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me grevën e naftëtarëve në Ballsh.

Përmes një postimi në facebook, Bardhi shkruan se sa herë flet Edi Rama mashtron, ndërsa i kërkon kryeministrit të mbajë premtimet.

“Sa herë flet, Edi Rama mashtron. Vetë u premtoi naftëtarëve se do të hapë rafinerinë, vetë u premtoi se do të paguhej paga e tyre. Premtimet e tij me zë dhe me figurë tregojnë një kryeministër të papërgjegjshëm, të pandjeshëm, të paaftë. Halli i naftëtarëve dhe i çdo shqiptari zgjidhet duke larguar këtë kryeministër mashtrues dhe hajdut.”- shkruan Bardhi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet