Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E dhimbshme/ Fjalët e fundit të viktimës së sulmit në Francë: I thoni fëmijëve të mi që i dua

E gjithë Franca, por jo vetëm, u trondit nga sulmi me thikë në kishë, që i mori jetën tre personave, ndërsa mbetën të plagosur shumë të tjerë.

Sulmi është cilësuar terrorist, ndërsa autori i dyshuar është një emigrant nga Tunizia, i cili u fut në kishë me thikë në dorë, duke thirrur “Allah Akbar”.

Viktimë të sulmit barbarë mbetën dy gra dhe një burrë. Ndërkohë, anëtarja e Senatit francez, Jelle Garriaud-Maylam, ka zbuluar edhe fjalët e fundit të njërës prej viktimave.

“’I thoni fëmijëve të mi që i dua’, këtu ishin fjalët e fundit të gruas që u vra në orët e para të mëngjesit në qytetin francez Nicë, e cila arriti t’i thotë ato para se të humbte jetën”, shkruan ajo në Instagram.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet