Dibër, gruaja e minatorit të vdekur apel shtetit për ndihmë: Kam tre fëmijë jetimë

Aktualitet
Dibër, gruaja e minatorit të vdekur apel shtetit për ndihmë:

Gruaja e Ruzhdi Rushitit, e cila tani ka mbetur e ve, pasi i shoqi ndërroi jetë në nëntokën e minierës së ‘Balgjatit’ në Dibër, ka rrëfyer se ka tre fëmijë.

Në një pronocim për mediat, Rushiti kërkon ndihmë nga shteti, pasi fëmijët jetimë që deri më sot i mbante me paratë që merrte i shoqi nga puna në minierë dhe shitja e luleve që mbolidhte në mal, s’ka me çfarë t’i rrisë.

“Kishte tre javë që punonte te miniera. Kam tre fëmijë jetimë, kërkoj ndihmë nga shteti.

Më përpara ka pas mbledhur bimë medicinave në mal. Kishte tre javë që punonte në minierë,”- tha ajo.

Ndërsa një tjetër fqinj i viktimave ka konfimuar gjendjen e vështirë të familjes së viktimave.

“Jetesa e tyre është në fund të fundit. Ruzhdiu ka qenë duke mbledhur bimë në male gjithë verës për të mbajtur fëmijët me bukë, tani filloi punë atje, kalamajtë i la jetimë.

Ka tre fëmijë. Edhe Fatosin e njoh, ai ka një djalë 19-vjeç, një vajzë të martuar edhe ai si Ruzhdiu,”– tha ai.

ME TE LEXUARAT