COVID/ Merkel paralajmëron për rivendosjen e një bllokimi kombëtar

Bota
COVID/ Merkel paralajmëron për rivendosjen e një bllokimi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar për "një dimër të gjatë dhe të vështirë përpara" ndërsa mbrojti edhe idenë për rivendosjen e një bllokimi kombëtar.

Infeksionet dhe vdekjet në rritje të koronavirusit po shkaktojnë kufizime më të ashpra në të gjithë Evropën.

Franca rikthen një bllokim që fillon të premten, duke urdhëruar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi përveç dhe lejohet të lëvizin vetëm për punë thelbësore ose për arsye mjekësore.

Presidenti Emmanuel Macron tha se vendi rrezikonte të "mbytej nga një valë e dytë që pa dyshim do të jetë më e vështirë se e para".

Zyrtarët gjermanë të shëndetësisë thanë të enjten se 89 persona të tjerë kishin vdekur në 24 orët e fundit, me një rekord prej 16,774 infeksionesh.

Masat e reja të Gjermanisë, të cilat hyjnë në fuqi të hënën, nuk janë aq të gjera sa në Francë, por ato përfshijnë mbylljen e restoranteve, bareve, palestrave dhe teatrove, tha Merkel.

ME TE LEXUARAT