COVID hyn në qeveri, infektohet ministrja Belinda Balluku

Aktualitet

Koronavirusi ka prekur anetarin e pare te qeverise shqiptare.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ministrja Belinda Balluku, rezultoi pozitiv pas testimit për COVID 19.

Lajmi është publikuar në faqen e ministrisë në Facebook. Ministria bën me dije se ministrja Balluku është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

ME TE LEXUARAT