Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Berat, makina përplaset me bordurën, shpëton mrekullisht drejtuesi dhe familja e tij

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në dalje të qytetit të Beratit. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kombinat”.

Një mjet, tip ‘Ford’ me targa AA 048 JO ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore prej betoni.

BalkanWeb mëson se mjeti ka qenë me shpejtësi të madhe në momentin e përplasjes.

Fatmirësisht pas përplasjes, drejtuesi i mjetit dhe familjarët e tij që ndodheshin në të njëjtin mjet, kanë shpëtuar mrekullisht pa lëndime.

Ata kanë dalë jashtë nga makina dhe kanë pritur në vendngjarje ardhjen e policisë.

Dyshohet se mjeti ka qenë duke udhëtuar drejt daljes së qytetit me shpejtësi jashtë normave të lejuara dhe gjatë marrjes së një kthese ka rrëshqitur edhe si pasojë e lagështirës, duke dalë nga rruga.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet