Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zyrtare, Jozefina Topalli prezanton partinë e saj “Lëvizja për Ndryshim”: Vendi në greminë

Jozefina Topalli ka zyrtarizuar partinë e saj të re “Lëvizja për Ndryshim”.

Në një aktivitet mbrëmjen e sotme, Topalli u shpreh se vendi është buzë greminës dhe për këtë bëri fajtor 3 kryetarë partish.

“Jam e vendosur për të mos heshtur dhe për të mos pasur frikë.

Jam me këta të rinj drejt një projekti të ri për t’i mbështetur.

Që në jemi në mes të krizës është e dukshme.

Vendi është në buzë të greminës. Çdo ditë takohemi me paradokse, ndërkohë vendet e punës po shkatërrohen dhe bizneset po mbyllen.

Nuk ka as qeveri dhe as opozitë të besueshme, qytetari nuk ka ku të gjejë drejtësi, gjykata administrative është afër kolapsit, të shkallës së janë duke u degraduar.

Asnjëri nuk është i sigurt dhe një ditë të gjithë do të takohemi me këto sfida.

Nuk kemi kohë me pritur. Jemi 6 muaj përpara zgjedhjeve. Fushata është po me ata të tre, që bashkohen për të ruajtur karriget e tyre.

Ata vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ata, kush duhet të punojë.

Vendi është pa alternativë. Ata të tre do të bëjnë çdo gjë për të mbajtur monopolin politik.

Kërcënojë dhe shpifin për çdo lëvizje të re. Sulmojnë edhe lëvizjen e të rinjve.

Praktikisht fushata ka nisur, por më shumë se kundër qeverisë, kundër lëvizjes që nuk ka nisur. Gabojnë që sulmojnë të rinjtë.”-tha ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet