Zv/ministri grek vendos lule te varri i Katsifas në Gjirokastër: Këta janë heronjtë tanë

Aktualitet
Zv/ministri grek vendos lule te varri i Katsifas në Gjirokastër:

Greqia vazhdon ta promovoje ekstremistin Kostandinos Kacifas. Zëvendësministri i Jashtëm grek, Kostis Vlahos zhvilloi këtë të mërkurë homazhe në Bularat.

Ai çoi lule tek varri i Konstandinos Katsifas dhe takoi familjarët e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Këtu ushtarët tanë në 1941 kanë zhvilluar një nga betejat më të përgjakshme.

Ishin njerëz të thjeshtë që pa u menduar dy herë dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Të jeni krenarë që jetoni në këtë dhe heronjsh, si mbrojtës të vlerave dhe trashëgimisë së atdheut tone.

Këta që ndodhen këtu janë heronjtë tanë”, tha ai.

ME TE LEXUARAT