Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Turqia i rrëmben ishullin Greqisë, mediat greke: Ka ndërhyrë në Google Maps

Tensionet midis Greqisë dhe Trurqisë vazhdojnë. Së fundimi mediat greke kanë raportuar sipas tyre provokimin e radhës nga pala turke.

Bëhet e ditur se Turqia ka ndërhyrë në Google Maps për të caktuar ishullin grek të Amorgos si turk, i cili sipas “Google Maps”, ka gjithashtu një xhami.

Emri i ishullit “Turk Adasi” në greqisht do të thotë “ishulli turk”, kjo sipas mediave ishte vendosur me tendenc nga ana e Turqisë.

Ndërkohë në Amorgos nuk ka pasur kurrë një xhami. Informacioni i rremë në hartat e Google tregon ishullin si “turk’ për tre ditë.

Qeveria lokale e ishullit i dërgoi një letër Google dhe Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias për zgjidhjen e çështjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet