Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Thellohet konflikti, Azerbajxhani akuzon Armeninë për vrasjen e 21 civilëve

Azerbajxhani ka akuzuar ushtrinë armene për vrasjen e të paktën 21 civilëve, derisa janë intensifikuar luftimet mbi territorin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

Zëdhënësi presidencial i Azerbajxhanit, Hikmet Hajiyev, tha se forcat armene kishin “përdorur municione për të shkaktuar viktima midis civilëve” në Barda, në Azerbajxhanin qendror.

Armenia ka mohuar kryerjen e sulmit dhe akuzoi Azerbajxhanin se sulmoi një maternitet në rajon.

Luftimet për rajonin e Nagorno Karabakut shpërthyen më 27 shtator. Territori malor është zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, por udhëhiqet nga armenët etnikë që kanë mbështetjen e Jerevanit.

Deri më tani zyrtarët e të dyja vendeve disa herë janë pajtuar për armëpushim, mirëpo nuk kanë arritur t’i përmbahen atij, duke bërë akuza të ndërsjella.

Konflikti në këtë rajon ka ngjallur frikën se mund të përfshijë edhe dy vende tjera, Rusinë dhe Turqinë.

Moska përkrahë Armeninë dhe ka një bazë ushtarake atje, ndërsa Ankaraja i ka dalë në mbrojtje Azerbajxhanit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet