Shqiptarët në Siri, MPJ: Kthimi i personave të papërfshirë në akte kriminale apo terroriste, detyrim humanitar

Aktualitet
Shqiptarët në Siri, MPJ: Kthimi i personave të

Një ditë më parë, mbërritën në aeroportin e Rinasit Floresha Rasha dhe katër fëmijë shqiptarë që mundën të shpëtoheshin nga kampi sirian i Al Hawl.

Floresha Rasha dhe tre fëmijët e saj Amar, Emel e Hatixhe Rasha si dhe 12-vjeçari Endrit Dumani shkelën pas shtatë vitesh tokën shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata shoqëroheshin nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Sandër Lleshaj, të cilët ishin në Beirut për ti marrë drejt Shqipërisë.

Ndërkohjë sot, në një deklaratë për mediat, ministria e jashtme shprehet se operacionet e riatdhesimit për të gjithë shtetasit shqiptarë të papërfshirë në akte kriminale apo terroriste do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Ministria e Jashtme: Më datën 27.10.2020 përfundoi me sukses të plotë operacioni i riatdhesimit të pesë qytetarëve shqiptarë nga Siria verilindore, prej të cilëve katër fëmijë dhe një grua me probleme të theksuara shëndetësore.

Finalizimi i këtij operacioni të rëndësishëm humanitar u bë i mundur falë bashkëpunimit, profesional e serioz si dhe mbështetjes së pakursyer të autoriteteve Libanit, Sirisë dhe atyre Administratës Autonome të Sirisë Veriore dhe Lindore.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë shpreh falënderimet më të sinqerta për bashkëpunimin dhe mbështetjen e autoriteteve dhe agjencive të tjera të përfshira në këtë operacion si dhe shpreh besimin se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen për të mundësuar kthimin në Shqipëri të të gjithë fëmijëve shqiptarë apo edhe personave të tjerë të cilët nuk kanë kryer krime apo akte të tjera terroriste.

Kthimi i fëmijëve dhe i personave të tjerë të papërfshirë në akte kriminale apo terroriste është një detyrim humanitar i rëndësishëm, por edhe një kontribut i çmuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit.

ME TE LEXUARAT